Një 48-vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e sotme si pasojë të një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Fier-Roskovec.
Viktima i identifikuar si shtetasi Edmond Dine është përplasur nga një kamion tip “Benz” që drejtohej nga 43-vjeçari Festim Toska.
48-vjeçari Dine u dërgua në spital ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Lidhur me ngjarjen është ngritur një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





