Dy automjet janë përplasur mesditën e së shtunës.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se  mjeti tip “Toyota” me targa AA336SB është përfshirë në një aksident me mjetin tip kamion me targa 1705AC.

Aksidenti ka ndodhur në  rrugën nacionale Pogradec-Qafë Thanë.

Për pasojë janë aksidentuar dy shtetasit E.Gj, rreth 26 vjeç dhe K.Z, 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët udhëtonin me mjetin tip “Toyota”.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.