Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Librazhd, ku një kamion ka përplasur dy persona.
Mësohet se mjeti i tonazhit të rëndë, si pasojë e një parakalimi të gabuar, ka goditur një motorr në të cilin ndodheshin dy persona, burrë e grua, të cilët janë plagosur rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj, ndërkohë që të lënduarit po transportohen për në spitalin e Librazhdit.





