Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Belsh.

Mësohet se një kamion ka aksidentuar një grua. Ngjarja ka ndodhur në një kthesë, në unazën e qytetit.

E lënduara e cila mësohet se nga aksidenti ka marrë plagë të rënda në këmbë, është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.