Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje ndodhi sot në Kamëz, e cila u përplas nga një kamion.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, tek Ura e Institutit, ku drejtuesi i mjetit kamion, Xhevdet Çeza, ka aksidentuar shtetasen Xhemile Ukdashi, 70 vjeçe, ndërsa kalonte rrugën.
Ajo është transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza për marrjen e ndihmës mjekësore, por si pasojë e plagëve të rënda, ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarje dhe po kryen veprimet hetimore.





