Një grua ka humbur jetën sot paradite në Shkodër si pasojë e një aksidenti fatal. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25 në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, ku një kamion me targë AA 682 MO ka aksidentuar për vdekje shtetasen me iniciale A.L., 52 vjeçe.

Menjëherë kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe kanë kryer veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit, 38-vjeçarit A.Uka, banues në Pukë në Komisariat për veprime te mëtejshme.