21shtator 2015 – Një mjet i tonazhit të rëndë përplasi për vdekje një grua, e cila po kalonte rrugën në autostradën Durrës-Tiranë. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave”.
Sipas policisë, mjeti me targa 03 – 982 – DC dhe AA 718 LL ka aksidentuar për vdekje një këmbësore, ende të paidentifikuar. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
/portali DurresLajm/