Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të Balldrendit.
Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra- tjetrën, e si pasojë ka mbeturi i dëmtuar lehtë një shofer.
Një mjet i tonazhit të rëndë ka goditur makinën tip fouristradë dhe për pasojë nga goditja mjeti ka përfunduar në kanal.
Shoferi i fuoristradës është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.





