Një kamion është përplasur me një makinë të tipit “Land Rover” në aksin Librazhd-Prrenjas, ku raportohet të kenë mbetur të lënduar 3 fëmijë të cilët kanë qenë në makinën “Land Rover”.

Dy ambulanca kanë transportuar në spitalin e Librazhdit fëmijët që të marrin përkujdesjen e nevojshme.

Deri më tani nuk ka informacione rreth gjendjes së tyre, por dëshmitarët në vendngjarje kanë bërë me dije se fëmijët kanë qenë në pjesën e pasme të makinës dhe nuk e kishin të vendosur rripin e sigurimit.