Një aksident ka ndodhur në aksin Kavajë-Rrogozhinë.
Mësohet se një kamion është përplasur me një automjet dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e aksidentit.





