Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Fushë-Prezës në Tiranë.

Një kamion është përplasur me një makinë e për pasojë është plagosur drejtuesi i autoveturës.

Sipas policisë, ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.10.2022, në Fushë Prezë, një mjet tip kamion është përplasur me një autoveturë. Si pasojë drejtuesi i autoveturës është dëmtuar dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.