Qarkullimi  i automjeteve në pikën kufitare të Hanit të Hotit do të kufizohet për 48 orë duke nisur nga e hëna, 26 janar.

Në një njoftim të policisë kufitare bëhet me dije se shkak është protesta e kamionistëve në Malin e Zi që do të nisë më datë 26.01.2026, duke nisur nga ora 11:30, për një periudhë 48-orëshe.

“Për arsye sigurie dhe për të shmangur bllokimin e rrugëve apo incidente të mundshme, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, nga Shqipëria në Malin e Zi, deri në përfundim të protestës. Në akset rrugore që të çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Malit të Zi, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e vogla, automjetet e emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve. Policia e Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë, për respektimin e periudhës së kufizimit të lëvizjes, me qëllim shmangien e bllokimit të rrugëve apo të incidenteve të mundshme”, bën me dije policia.