DURRËS, 20 tetor 2014– Sulo Hoxha, 44 vjec punonte si kamionist me betonierë në Provincën e Maceratës. Betoniera, që drejtonte Sulo, sapo ishte larguar nga Fabrika e cimentos “Sacci”, kur del nga rruga dhe rrëzohet. Kamioni kishte vështirësi në manovrim, sepse sapo kishte ngarkuar 30 ton cimento rifuxho. Shoferi Sulo Hoxha ndërroi jetë nën llamarinate kabinës së betonierës. Sulua familjarisht jetonte e punonte me dokumenta të rregullta në Itali në qytezën e Kupra Maritimas (Cupra Marittima) të Rajonit të Askoli Picenës.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/