Rodri, kampion i Evropës me Spanjën dhe fitues i Premier League, Superkupës së UEFA-s dhe Kupës së Botës për Klube me Manchester Cityn, është fituesi i Topit të Artë 2024, çmimi i dhënë nga France Football për futbollistin më të mirë të vitit.
Mesfushori spanjoll, me paterica për shkak të dëmtimit të rëndë të gjurit që e ka lënë jashtë për të gjithë sezonin, mori çmimin nga George Weah në Theatre du Chatelet në Paris.
Rodri mundi tre kolegë të Real Madridit, Vinicius Jr., Bellingham dhe Carvajal.
Gjithashtu në garë për çmimin ishin dhe 5 lojtarët që luajnë në Serie A: Lookman (14), Lautaro Martinez (7), Calhanoglu (20), Dovbyk dhe Hummels (të lidhur në vendin e 29-të).
Carlo Ancelotti fitoi çmimin Johann Cruyff për trajnerin më të mirë.
Çmimi Kopa, i rezervuar për të riun më të mirë, u fitua nga Lamine Yamal (Barcelona), më i riu në histori.
Manuela Giugliano, futbollistja e parë italiane që hyri në listën e 30 finalisteve për Topin e Artë për femra, u rendit e 27-ta, ndërsa trofeun e fitoi Aitana Bonmatì, me suksesin e saj të dytë radhazi.
Kampioni i Evropës dhe i Spanjës, Real Madridi fitoi çmimin për ekipin më të mirë të meshkujve, ndërsa Barcelona çmimin për ekipin më të mirë të femrave.