U zhvillua në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës edicioni i katërt i kampionatit të gjimnastikës artistike midis shkollave 9-vjeçare të qytetit të Durrësit. Aktiviteti është organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve, sektori i veprimtarive artistike me organizator Arian Plakun ku interpretuan lëvizje gjimnastikore dhe aerobike rreth 450 fëmijë.
Në këtë kampionat u paraqitën 18 pjesë të ndryshme kërcime aerobike dhe gjimnastikë artistike nga 16 shkolla pjesëmarrëse. Ekipet ishin të përbërë nga 15 deri në 30 nxënës për çdo kategori.
Kampionati është i ndarë në 2 kategori; kategoria e parë morën pjesë nxënës nga klasa e parë deri në të pestën dhe kategoria e dytë morën pjesë nxënës nga klasa e gjashtë deri në të nëntën. Kjo veprimtari u zhvillua pas një periudhe shkëputje 3-vjeçare.
Juria e përbërë nga specialiste të fushës vlerësoi për çdo kategori me 6 cmime. 1 vend i parë, 2 vende të dyta dhe 3 vende të treta. Juria përbëhej nga 3 anëtare, specialiste gjimnastike artistike dhe instruktore aerobie, përkatësisht Alda Doku, Joniada Hasanaj dhe Elona Basha.
Shkollat fituese:
Për kategorinë e pare – klasa 1-5
Çmimi i parë: Shkolla “Kushtrimi lirisë”.
Çmimi i dytë: Shkolla “Migjeni”.
Çmimi i dytë: Shkolla “Neim Babameto”,
Çmimi i tretë: Shkolla “Vasil Ziu”,
Çmimi i tretë: Shkolla “Nënë Tereza”.
Kategoria e dytë – klasa 6 – 9
Çmimi i parë: Shkolla “Migjeni”
Çmimi i dytë: Shkolla “Katundi i Ri”.
Çmimi i dytë: Shkolla “Vasil Ziu”
Çmimi i tretë: Shkolla “Kushtrimi i Lirisë”
Çmimi i tretë: Shkolla “Demokracia”
Cmimi i tretë: Shkolla “Nënë Tereza”.
K.H.





