Janë zhvilluar në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet garat e Kampionatit Kombëtar të Atletikës për moshat U-13 dhe U-16, një aktivitet që mblodhi sportistët e rinj nga e gjithë Shqipëria. Një pjesëmarrje e gjerë në pistën me tartan të kryeqytetit, ku garuan mbi 100 fëmijë të grupmoshave të ndryshme, duke dhuruar gara me rivalitet. Skuadrat pjesëmarrëse në kampionatin e moshave ishin: Tirana, Dinamo, Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, Elbasani, Laçi, Teuta, Luftëtari e Valbona. Partizani për djem dhe Valbona për vajza u shpallën ekipet kampionët për U-13, ndërsa në kategorinë U-16 kampione dolën dy skuadrat e Partizanit, për djem e vajza.
Atletikë – Grupmosha U-13
Rezultatet për djem
50m – Saimir Hoxha (Vllaznia), 6”78
50m/p – Fabian Hoxha (Skënderbeu), 8”41
100m – Samir Hoxha (Vllaznia), 13”91
600m – Ervis Mamli (Laçi), 2’04”00
Disk – Redolf Tota (Laçi), 23.60m
Së gjati – Elion Çujaj (Vllaznia), 3.90m
Shtizë – Emiklest Balozi (Laçi), 19.70m
Hedhje topi – Emiklest Balozi (Laçi), 13.60m 4x50m – Partizani, 29”75
Renditja ekipore: Partizani 94.5 pikë, Laçi 76 pikë, Vllaznia 62.5 pikë.
Rezultatet për vajza
50m – Joana Goli (Tirana), 7”94
50m/p – Orinda Shala (Vllaznia), 8”41
100m – Tamara Laska (Laçi), 15”37
600m – Redia Dauti (Tirana), 1’55”97
Disk – Greta Frisku (Valbona), 18.60m
Së gjati – Joana Goli (Tirana), 3.66m
Shtizë – Klevisa Pirroli (Laçi), 32.20m
Hedhje topi – Dea Boba (Partizani), 11.80m
4x50m – Tirana, 31”72
Renditja ekipore: Valbona 112 pikë, Partizani 74 pikë, Laçi 61 pikë.
Atletikë – Grupmosha U-16
Rezultatet për djem
100m/p – Milen Caco (Skënderbeu), 15”44
400m – Igli Demiri (Elbasani), 1’03”16
1000m – Jurgen Hajdini (Flamurtari), 3’08”00
Gjyle – Mikel Minka (Skënderbeu), 11.15m
Së gjati – Sidrit Kraja (Vllaznia), 5.30m
Renditja ekipore: Partizani 86 pikë, Skënderbeu 58 pikë, Laçi 50 pikë.
Rezultatet për vajza
50m/p – Regisa Koxhaj (Tirana), 8”85
100m – Xhoana Nurçellari (Skënderbeu), 13”16
400m – Xhoana Nurçellari (Skënderbeu), 1’05”41
1000m – Relaksa Dauti (Tirana), 2’52”69
Gjyle – Pamela Asllani (Partizani), 8.80m
Çekiç – Marsida Dini (Dinamo), 29.70m
Së gjati – Enajda Kalemi (Elbasani), 4.38m
Renditja ekipore: Partizani 71 pikë, Dinamo 67 pikë, Skënderbeu 48 pikë.