26shtator 2015 – Në prag të sezonit të ri bëri shumë bujë shifra marramendëse që premier Liga angleze do të përfitojë nga shitja e të drejtës televizive, rreth 1 miliard euro, një rekord për futbollin në historinë e vet. Megjithatë, tashmë ky rekord është thyer, jo nga Spanja, Italia apo Gjermania, por nga Kina.
Superliga kineze i ka shitur të drejtat televizive për periudhën 2016-2020 te kompania “Ti’ao Power” për 1 miliardë euro e 125 milionë. Shifra është e habitshme, sepse parashikimet më optimiste shkonin deri në 550 milionë euro, ndërsa tani Superliga kineze ka arritur të firmosë një kontratë që sheh të rriten shifrat 20 herë, në krahasim me të ardhurat nga e drejta televizive për vitin 2015.
/portali DurresLajm/