Kampionati kombëtar i fluturimit të lirë këtë herë ka hapur krahët fluturues në Tiranë. Ky sport, i cili u shoqërua nga sytë e qindra sportdashësve në Dajt karakterizohet nga rrezikshmëria dhe magjepsja prej adrenalinës maksimale që të ofron.

Ky është kampionati i dytë në zhanrin e këtij sporti dhe pritet të ketë edhe rritje në popullaritetin e tij në Shqipëri.

35 parashutistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia janë hedhur prej malit të Dajtit në drejtim të Tufinës në etapën e 4 të këtij kampionati, i cili do të përmbyllet me finalen e madhe që do të zhvillohet në muajin Maj në Vlorë, ku do të shpallet edhe fituesi.