Është zhvilluar ditën e sotme etapa e Dytë e Kampionatit Kombëtar të Peshkimit me Tape në Portin e qytetit të Durrësit.
Në këtë kampionat pjesëmarrës kanë qenë gjithsej 21 peshkatarë nga Shqipëria, Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut.
Ditën e sotme peshkimi nisi në orën 09:15 dhe zgjati përreth 4 orë.
Vlen të theksohet se kampionati është organizuar nga Federata Shqiptare e Peshkimit Sportiv.