Asnjë surprizë në ndeshjet e javës së 19-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra, ku të trija ekipet pretendente për titull, Flamurtari, Tirana dhe Goga Basket, kanë fituar në përballjet e sotme.
Për pasojë, asnjë ndryshim në renditjen e skuadrave, ku këto tri skuadra ruajnë diferencat mes tyre në renditje. Madje pas sfidave të sotme, Flamurtari siguron matematikisht vendin e pare dhe pret Studentin në gjysmëfinale, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër zyrtarizohet sfida Tirana-Goga Basket (pritet të konfirmohet se kush skuadër do të ketë faktorin fushë në favor).
Flamurtari kampion në fuqi arriti në fushën e tij një fitore të lehtë ndaj Vllaznisë me shifrat 91-50. Ndeshje u kthye në një stërvitore për vlonjatet, që në çdo moment e komanduan lojën, duke u shkëputur nga perioda në periodë.
E njëjta situatë edhe në ndeshjen e luajtur në "Fahrie Hoti", ku Tirana i dha një leksion ekipit të Skënderbeut, duke fituar thellë 92-44.
Për bardheblutë kjo fidë ishte një test i mirë në prag të duelit që do të kenë në Vlorë ditën e shtunë. Pa probleme fiton edhe Goga Basket, që mundi në fushën e saj Studentin me shifrat 79-46, një ndeshje formale për të dyja ekipet.