Gjermani, 31 korrik 2014 – Janë drejtuesit e Bashkimit Europian, kanë një prej ekonomive më të forta të botës, si dhe janë fituesit e Botërorit, por mesa duket jo çdo gjë shkon mirë për gjermanët.
Sipas të dhënave të publikuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Operacioneve Plastike, rezulton se në Gjermani janë kryer nga meshkujt 2,786 ndërhyrje për zmadhimin e penisit. Organizata njofton se në të gjithë botën janë kryer rreth 15,414 operacione të tilla dhe janë gjermanët ata që kryesojnë listën.
Gjithsesi, në raport nuk theksohet nëse meshkujt që i janë nënshtruar këtij operacioni janë gjermanë apo rezident në Gjermani.
Qendra gjermane për operacionet plastike njofton një numër më të lartë të këtyre operacioneve, plotë 6,000 dhe pranojnë se janë në gjendje të zmadhojnë penisin nga 3 deri në 6 centimetra.
Ndërkohë në listë e dyta në radhë ndodhet Venezuela me 473 ndërhyrje dhe në vend të tretë ndodhet Spanja me 471 operacione. Në listën e publikuar me 10 vendet e para ndodhen edhe Meksika, Kolumbia, Italia, Brazili, Argjentina, SHBA dhe Irani.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





