Gara për të siguruar shërbimet e Armando Brojës është bërë edhe më interesante, pasi së fundmi në skenë kanë hyrë edhe gjigantët holandez të PSV Eindhoven. Mediat britanike raportojnë se skuadra nga Eredivisie i është bashkuar interesimit për sulmuesin shqiptar, duke e çuar në katër numrin e klubeve që po e ndjekin me vëmendje.Përveç Parmës në Serie A, si dhe dy klubeve gjermane, Stuttgart dhe Leipzig, tani edhe PSV është pozicionuar si një mundësi serioze për 23-vjeçarin. Pavarësisht interesimit të madh, Chelsea ende nuk ka nisur bisedime konkrete me asnjërën nga palët. Broja i cili nuk ka shënuar në Premier League që prej shkurtit të vitit 2022, vazhdon të mbetet një profil interesant për shumë klube europiane. PSV e sheh si një lojtar me potencial të madh për t’u rilindur në kampionatin holandez, një ambient ku ai ka luajtur më parë si i huazuar te Vitesse dhe ku la përshtypje pozitive.
Kampionët e Holandës kërkojnë Armando Brojën
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kremlini: Po bëhen përparime në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes në Ukrainë
Shorti i Botërorit në 2026, zbulohet grupi i Shqipërisë nëse kualifikohet
Zbuloni produktet më jetëgjata, ushqimet që nuk skadojnë kurrë
Mos e bëni këtë gabim në kuzhinë! Ja shtatë gjërat që nuk duhet t’i mbani kurrë në hapësirën poshtë lavamanit





