Përveç afrimeve të lojtarëve me përvojë, Teuta ka hedhur sytë nga e ardhmja dhe dje kanë siguruar shërbimet e një lojtari me perspektivë, Danilo Gecaj.20-vjeçari luan në rolin e mesfushorit.
Teuta i ka ofruar një kontratë afatgjatë dhe lojtari do të inkuadrohet menjëherë në skuadër. Gecaj vjen nga radhët e Erzenit në Kategorinë e Parë, duke bërë një hap të madh në karrierën e tij.