Vijon puna në tapetin e stadiumin “Niko Dovana”, i cili është rinovuar totalisht në muajin dhjetor. Siç edhe duket në foto, tapeti ka marrë një pamje të bukur, ndërsa ditën e djeshme ka nisur dhe procesi i shtypjes me rul të fushës.

Specialistët e tapetit kanë kërkuar kohë këtë periudhë, pasi bari natyral nuk kishte zënë rrënjë si duhet, por aktualisht çdo gjë po shkon drejt perfeksionit.

Kampionët e Shqipërisë, sipas të gjitha gjasave, do të luajnë ndeshjen e parë këtë sezon në fushën e tyre gjatë muajit mars. Që prej korrikut 2021, në “Niko Dovana” nuk është zhvilluar asnjë ndeshje, duke penalizuar jo pak skuadrën.