Djali i kampionit të boksit Roy Jones Jr i ka dhënë fund jetës në moshën 32-vjeçare.

Në një postim në X, boksieri amerikan tha se ishte mirënjohës që kaloi natën me djalin e tij DeAndre para se ai t’i jepte fund jetës.

“Jam shumë mirënjohës që Zoti më lejoi të kthehem në shtëpi të premten mbrëma që ai të kalonte natën e fundit të jetës së tij me mua dhe familjen”, ka shkruar ai.

“E di që shumë njerëz po kalojnë momente të vështira tani, por asgjë nuk ia vlen të marrësh jetën tënde. Zoti e jep dhe Zoti duhet të jetë ai që ta merr”, shtoi 55-vjeçari.

Roy Jones Jr, i cili ka fituar tituj në kategori të ndryshme peshash, është baba edhe i 5 fëmijëve të tjerë. 

Jones, i cili u bë profesionist në vitin 1989, fitoi katër tituj botërorë në katër kategori peshash nga pesha e mesme në peshën e rëndë.

Ai bëri historinë e boksit si kampioni i parë i peshave të mesme në 106 vjet që fitoi titullin e peshave të rënda dhe vetëm kampioni i dytë i peshave të rënda që e arriti këtë sukses kur mposhti John Ruiz për titullin WBA në 2003, sipas Hall of Fame.

Ai doli në pension në 2018 me një rekord prej 66 fitoresh dhe 9 humbje, përfshirë 47 nokaut, dhe konsiderohet ndër boksierët më të mirë të epokës së tij, sipas Hall of Fame.