Mesfushori i Shtutgartit, Kevin Groskrojc, është dhunuar fizikisht në mbrëmjen e së hënës. Ai ka qenë i shoqëruar me disa miqtë e tij në “pub”.Pas një sherri në “pub”, Groskrojc e ka gjetur veten në spital. Këtë lajm e ka bërë publik klubi gjerman dhe pas daljes së tij nga spitali do të bëjë kallëzim penal në polici.
Sipas dëshmive, mesfushori është goditur me kokë dhe me grusht nga një 16-vjeçar. Groskrojc ka qënë pjesë e kombëtares gjermane në vitin 2014 kur fituan Kupën e Botës në Brazil.