Kampioni olimpik i Italisë nga viti 2005 në 50 kilometra në ecje, Alex Schwazer është dënuar për tetë vjet dhe do të mungojë në “Rio 2016”, pasi humbi ankesën kundër dënimit për doping. Schwazer, 31-vjeç, ndihmoi Italinë të fitojë titullin e botës në garën ekipore në maj, pas 45 muajve të dënimit për një test pozitiv para “Londra 2012”.

Por, Gjykata e Arbitrazhit për Sport e refuzoi ankesën e tij.

“Të gjitha rezultatet e garave të siguruara nga Alex Schwazer, janë të anuluara dhe parashohin kthimin e medaljeve, marrjen e pikëve dhe humbjen e të gjitha çmimeve”, thuhet në komunikatën e publikuar nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport.

Schwazer në të kaluarën kishte pranuar përdorimin e një substance të ndaluar në vitin 2012. Ai ka njoftuar se planifikonte të dilte në pension pas Olimpiadës në Rio.