Kampioni olimpik nga Britania e Madhe, Mo Farah, ka treguar për historinë e jetës së tij në një dokumentar për “BBC”, e cila pritet të dalë në transmetim shumë shpejtë me titullin “The Real Mo Farah”.Ai tregon për “BBC” se si një person i trafikuar nga Somalia për në Britani u bë një kampion olimpik.Siç bën me dije atleti i famshëm, emri i tij i vërtetë nuk është Mo Farah, por Husein Abdi Kahin, por u detyrua që ta ndryshonte për shkak të dokumentacioneve.Gjithashtu, babai i tij u vra në një luftë civile që ndodhi në Somali disa vite më parë dhe për këtë arsye ai u detyrua të rriteshe me të ëmën dhe vëllezërit e tij.
Gjithsesi Mo Farah nuk u dorëzua dhe arriti të bëhej një nga atletët më të mirë në botë, duke arritur dy medalje olimpike në Lojërat Olimpike të Londrës në 2012, në garat e 5000 dhe 10000 metërshit, duke e bërë të gjithë Britaninë krenare.Për këtë arsye, Mo Farah u emërua dhe me titullin “Sir” nga vetë Mbretëresha e Britanisë së Madhe.Këto janë vetëm disa nga dokumentari që do të shfaqet në “BBC” këto ditë për të gjithë adhuruesit e sportit.





