Në Gjirin e Lalëzit përveç banjove të diellit të gjithë pushuesit kanë mundësi të ndjekin edhe aktivitete të bukura sportive.
Në plazh ka mbërritur nga Italia, Ervis Bici i shpallur katër herë kampion Italie dhe një herë kampion Europe në Artet Marciale Mikse dhe Muay Thai. Ky turne sportiv do të zhvillohet më datë 11 gusht me pjesëmarrje të sportistëve nga Franca, Kroacia, Serbia, Italia, Bullgaria, Kosova e Shqipëria.
Shumë të rinj janë bashkuar në stërvitje, dhe synimi është që ky aktivitet të bëhet jo vetëm promovues i bukurive natyrore të bregdetit të Durësit, por të nxisë të rinjtë që të merren sa më shumë me sport tha Bici.
Presidenti i Federatës shqiptare të MMA (mikes marciale sport), Arjan Rizaj tha se aktivitete të tilla shtojnë e gjallërojnë jetën e pushuesve që gjenden duke pushuar në Gjirin e Lalëzit këtë sezon veror. Më herët ky turne ka qënë në jug të Shqipërisë për të vijuar në Durrës në Gjirin e Lalëzit.
Zhvillimi i tuneve të tilla sportive në sezonin turistik është pasaporta më e mirë me të cilën promovohet turizmi në Shqipëri, duke treguar vlerat e mikpritjes e kulturën shqiptare.
K.H.





