Jannik Sinner mbërrin në turneun Indian Wells, i pamposhtur për vitin 2024 dhe me shansin për t’u bërë numri 2 në botë. Në debutimin e tij ai do të përballet me tenistin Thanasi Kokkinakis.
“Qëllimi im mbetet të bëhem një lojtar më i mirë javë pas jave. Pavarësisht rezultateve, ne punojmë drejt këtij objektivi dhe shpresoj të jap 100% në çdo aspekt”, tha kampioni i Australian Open, i cili u ndal edhe tek social media.
“Unë i përdor shumë pak rrjetet sociale, në Itali nuk ekzistojnë, por ndiej ende dashurinë e fansave. Gjithsesi më e rëndësishme është puna: jam i fiksuar pas punës, ose më mirë jam i sëmurë pas punës”, u shpreh tenisti italian.
Edhe pas triumfit në Melburn, Sinner shpjegoi se i është rikthyer gjithçkaje si më parë:
“Duhet të filloni nga e para: zgjoheni dhe filloni të punoni përsëri. Ndoshta unë kam një këndvështrim pak më ndryshe se si të festojmë disa gjëra. Natyrisht atje u argëtuam për një ditë, pastaj shkuam në shtëpi. Jam i bindur se kam ende shumë për të mësuar”, tha italiani që synon të bëhet numrin 2 në renditje botërore.





