Tenisti i njohur, Rafael Nadal me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale ka bërë të ditur lamtumirën e tij nga tenisi profesionist.

“Përshëndetje të gjithëve, jam këtu për t’ju thënë se po tërhiqem nga tenisi profesionist. E vërteta është se kanë qenë vite të vështira, veçanërisht dy të fundit. Është e qartë se është një vendim i vështirë, u desh kohë për ta marrë, por çdo gjë në jetë ka një fillim dhe një fund dhe mendoj se është koha e duhur për t’i dhënë fund karrierës sime, më shumë se sa e imagjinoja. Më pëlqen që turneu im i fundit do të jetë Kupa Davis ku do të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim.

Ndihem super me fat dhe dua të falënderoj të gjithë njerëzit që punojnë në tenis, veçanërisht rivalët e mi të mëdhenj. Po largohem me qetësinë që kam dhënë më të mirën time, jetova një ëndërr të realizuar”, përfundoi kampioni spanjoll.

Nadal do ta mbyllë me Kupën Davis në Spanjë, ku do të jetë protagonist nga data 19 deri më 24 nëntor. Ai ka fituar 14 Roland Garros (rekord absolut), 4 US Open, 2 Wimbledon dhe 2 Australian Open, sa për të përmendur kryesorët, të cilëve duhet t’u shtohen 5 Kupa Davis dhe një ar olimpik.