2 dhjetor 2015 – Arrestohet në flagrancë 25-vjeçari nga Sukthi, Orgert Doda, pasi u kap me drogë, armë dhe fishekë në pikën e tij të “Inerteve”.
Arrestimi i Dodës, u bë nga Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë Durrës, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në pikën e “Inerteve”, në pronësi të tij, e cila gjendet në lagjen “Vardadhë” të Sukthit, u gjetën dhe u sekuestruan:
– rreth 203 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa;
– një çifte teke;
– 8 copë fishekë model-56, kalibër 7.62m/m.
Ndaj të riut nga Sukthi rëndojnë dy akuza, ajo e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të municionit”.
/S.L. portali DurresLajm/