Policia e Fierit ka shpallur në kërkim pronarin e automjetit ku u gjet 3 kg e 545 gram kokainë nga Policia Kufitare Kakavijë.
Bëhet fjalë për shtetasin Daniel Yzeiraj, 46 vjeç, banues në fshatin Kreshpan në banesën e të cilit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
•10.3 Kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku një sasi ishte e presuar në formën e çokollatës.
•10 gramë Kokainë, si dhe 1 peshore elektronike.
Në vijim të veprimeve të kryera u bë shpallja në kërkim e të 46-vjeçarit si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”.





