Policia e Vlorës ka asgjësuar 1000 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, ndërsa ka arrestuar 8 persona dhe ka sekuestruar 4 armë zjarri.

Personat janë kapur në flagrancë në fshatin Tragjas i Vjetër, pranë vendit të quajtur “Përroi i vilave”, në një parcelë të hapur posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike. Policia bën me dije se aty u gjetën të mbjella rreth 1000 rrënjë bimë kanabis, të cilat u asgjësuan me copëtim dhe djegie me zjarr.

Të arrestuarit:

  1. Rajmond Selfaj, 33 vjeç, banues në Vlorë.
  2. Saimir Hoxhallari, 36 vjeç, banues në fshatin Orizaj, Berat.
  3. Taulant Kalaj, 26 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për vjedhje)
  4. Dorian Rexhepaj, 30 vjeç, banues në Vlorë.
  5. Geraldo Zeneli, 23 vjeç, banues në Vlorë.
  6. Romarjo Ymeri, 21 vjeç, banues në fshatin Orizaj, Berat.
  7. Arben Hodaj, 51 vjeç, banues në Durrës.
  8. Tahir Imaj, 47 vjeç, banues në Vlorë.

Përreth zonës ku qëndronin këta shtetas, janë gjetur të fshehura 4 armë zjarri:

  • 1 armë zjarri “Automatik model-56”,
  • 3 armë zjarri të tjera “Pushkë10, model-56”
  • 1 krëhër me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.