20shtator 2015 – Një ditë më parë, në Kapshticë u bllokua me 10 kile kanabis në makinë Miksel Kita, 39-vjeçari nga Korça. Ai kishte përshtatur serbatorin e mjetit për të trafikuar drejt Greqisë lëndën narkotike. Por, policia ka vazhduar kontrollet dhe në banesën e tij, duke zbuluar aty drogë të fortë.

Plot 120 doza kokainë u gjetën aty, duke rënduar situatën e Kitës para drejtësisë. Materialet i janë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në Tiranë.

/portali DurresLajm/