Bashkimi Europian nuk është pjesë e konsultimeve për planin e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore që prezantoi sot kryeministri Edi Rama.

Sipas delegacionit të BE në Shqipëri as ata, dhe as Komisioni Europian nuk janë pjesë as e konsultimeve, as e përgatitjes dhe as e hartimit të këtij drafti.

STATUSI NGA DELEGACIONI I BE

Pas kërkesave të disa mediave, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk kanë qenë të përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e draft raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore.