Policia e Durrësit ka referuar disa raste të ndryshme në Prokurori gjatë 24 orëve të fundit.

Në lagjen nr. 13 në Durrës, është proceduar penalisht shtetasi B. N., 43 vjeç, pasi gjatë një kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e dyshuar kanabis.

Në Kavajë nisi procedimi edhe ndaj një 14-vjeçari, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit T. D. Gjatë kontrollit, paratë iu gjetën në xhep.

Gjithashtu, është proceduar shtetasi H. I., 40 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje në banesë.

Ndërsa në Golem, shtetasi L. P., 54 vjeç, është proceduar pasi u kap duke hedhur inerte në det dhe duke vendosur pengesa në rrugë, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve me pretendimin se prona është në pronësi të tij.