Dy shqiptarë dhe një grek janë arrestuar nga policia helene. Shtetasi greku është i moshës 40 vjeç, ndërsa shqiptarët janë respektivisht 24 dhe 36 vjeç.

Fillimisht është arrestuar shtetasi grek në Kastoria, i cili kishte në makinë kanabis “Made in Albania”.

Pas arrestimit të tij, policia zbuloi se nga pas po vinin edhe dy shqiptarët që kishin lidhje me të.

Antidroga greke nisi aksionin dhe kështu dy shqiptarët u arrestuan në Kozan. Në dy makinat policia gjeti 32 pako me kanabis, me një peshë totale 32 kg.