Në bazë të studimeve të shkencëtarëve të universitetit në Oxford, substanca psiko-aktive që gjendet në kanabis nuk zvogëlon intensitetin e dhimbjes, por e bën atë më të durueshme.
Skanimi i trurit ka zbuluar se substanca 'THC' zvogëlon aktivitetet në regjionet që ndërlidhen me aspektet emocionale të dhimbjes. 'THC' kishte efekt të fortë në disa pacientë, derisa disa të tjerë kishin pësuar vetëm ndryshime të vogla.
Udhëheqësi i studimeve, dr. Michael Lee, pohon se kanabisi nuk ndikon si ilaç konvencional kundër dhimbjeve. Ai thotë se disa njerëz kanë reaguar mirë ndaj tij, përderisa disa të tjerë kanë ndier pak apo aspak relaksim. "Incizimet e trurit tregojnë zvogëlim të dobët në regjionet që kanë lidhje me ndjeshmërinë e dhimbjeve. Kanabisi në fakt ka efektin në reaksionin emocional në dhimbje", thotë Lee.
"Nga pjesëmarrësit në hulumtim, kemi vërejtur se ata që kishin marrë "THC" nuk kishin lajmëruar ndryshim në intensitet, por dhimbja u kishte penguar më pak", thotë Lee.