Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, u kap shtetasi i shpallur në kërkim:

-B. V., 53 vjeç, banues në Arrameras, Krujë.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Kapja e 53-vjeçarit u bë në afërsi të banesës së tij në fshatin Arrameras, Fushë-Krujë, pasi dyshohet se B. V. është autor i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Arrameras, në vitin 2021, bimë të cilat u asgjesuan nga Policia gjatë një aksioni policor.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.