Pas dyqaneve të marijuanës është radha e qendrave estetike që duket se po shfrytëzojnë benefitet e bimës për të pasur një lëkurë perfekte. Së fundmi, suksesi i kanabisit në fushën e bukurisë po merr përmasa planetare.
Për këtë në Los Angelos nisi të dielën deri në 31 korrik, Cosmoproof North America, ku do të marrin pjesë relatorë të sektorit, mjekë dhe ekspertë ligjorë pikërisht mbi përdorimin e bimës në industrinë e estetikës.
Kozmetika aktualisht ka nisur projekte për të shfrytëzuar bimën, farat e saj dhe më pas vajin e pastër. Aktualisht kërkimet në këtë fushë kanë dalë në konkluzionin se bima duket se është çudibërëse në efektet pozitive për lëkurën, edhe atë më delikate dhe se do të ketë një të ardhme të ndritur në këtë sektor.
Aktualisht në SHBA, Kanada, Australi dhe Evropë prodhimi i linjës kozmetike me bazë kanabis është i kompletuar. Bëhet fjalë për produkte të ndryshme si kremra, vajra, pastrues për lëkurën, locione të ndryshme për trupin dhe për kujdesin ndaj flokëve. /Klan Plus