Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka marrë pjesë në qytetin e Vlorës në konferencën “Për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike”.
I pyetur nga gazetarët për ngjarjet kriminale në vitin 2022, Nano u përgjigj se situata është nën kontroll dhe se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete.
Nano tha se problem vijojnë të jenë laboratorët e drogës me llampa duke hedhuar akuza se as punonjësit e OSHEE nuk po punojnë në parandalimin e këtij fenomeni.
“Nuk ka situatë jashë kontrollit, është në kontroll do të ket rezultate shumë shpejt”, tha Nano.
Sakaq, ai ka folur edhe për laboratortët e drogës, për të cilat tha se kontrollet e territorit do të vijojnë me dronë e helikopter.
“Po përballemi me shtëpi ku kultivohet kanabis me llapma, dhe OSHEE nuk ka asnjë raport për këtë. Ju kujtoj se kushdo që shpërdoron detyrën do të përballen me forcën e ligjit. Po ashtu, kontrollet e territorit do të vijojnë me dronë e helikopter. Nuk jam këtu për t’ju shantazhuar, por duhet ushtruar kontroll me OSHEE për evidentimin e laboratorëve të drogës”, shtoi Nano.





