Dy persona të paidentifikuar hynë në një restorant gjatë së enjtes në qytetin kanadez të Mississaugës, e aktivizuan një pajisje të improvizuar shpërthyese, duke plagosur 15 persona.
Shpërthimi ndodhi në restorantin “Bombay Bhel” rreth orës 22:30 të mbrëmjes me orën lokale. 15 të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital, por vetëm 3 prej tyre kanë pësuar dëmtime kritike për jetën, siç njofton shpërbimi rajonal i ndihmës së shpejtë “Peel”.
Dy të dyshuarit u larguan në drejtim të paditur pasi aktivizuan bombën artizanale. Deri më tani askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit, ndërsa motivi i tij mbetet ende mister.
Mississauga, një qytet i madh në bregun e liqenit Ontario, kufizohet me qytetin më të madh të Torontos dhe është shtëpia e Aeroportit Ndërkombëtar Toronto Pearson.