KANADA, 22 prill 2013 – Pas shpërthimeve gjatë maratonës së Bostonit, një alarm për një atentat ndaj një stacioni treni në New York, ka angazhuar maksimalisht policinë, e cila ka arrestuar dy persona.

Sipas medieve amerikane dy të arrestuarit po planifikonin një atentat në linjën hekurudhore Toronto- Neë York. Mësohet se grupi mbështetej nga Al Qaeda.

Dy të arrestuarit janë kontrolluar dhe nuk është zbuluar asnjë lidhje me sulmin në maratonën e Bostonit konfirmon policia kanadeze.