- Bëhet fjalë për ndryshim të sistemit të migrimit në të cilin kanadezët janë duke punuar tani 18 muaj.
DURRËS, 23 TETOR 2014– Viza e re e quajtur Express Entry do ta zëvendësojë atë që deri tani quhej Expression of Interest dhe paraqet mënyrë më të re që Kanada t’i selektoj emigrantët në bazë të aftësive dhe njohurive të tyre që i nevojiten Kanadasë në bazë të interesave që i identifikojnë qeveria dhe punëdhënësit.
Viza Express Entry do të ofrojë mundësi edhe për qëndrim afatgjatë në Kanada, kanë njoftuar mediat kanadeze.





