Kanadaja ka paraqitur ligjin e ri për vetëvrasjen që do të zbatohet vetëm për kanadezët dhe rezidentët. Kjo do të thotë se amerikanët nuk mund të udhëtojnë drejt këtij vendi për të vdekur.
Turistët do të jenë të përjashtuar nga ky ligj për të shmangur kështu vizitorët vetëvrasës. Ligji parashikon se mund të kryejnë vetëvrasje me ndihmën e mjekëve personat mbi 18 vjeç që vuajnë nga sëmundje të rënda dhe që janë kompetent mentalisht për të marrë një vendim të tillë, shkruan Panorama.
Gjykata e Lartë në Kanada, vitin e kaluar rrëzoi ligjin që lejonte doktorët të ndihmonin dikë t’i jepte fund jetës. Kjo bëri që qeveria të propozojë një ligj të ri, që pritet së pari të miratohet nga Parlamenti. Deri tani vendet që ofrojnë ndihmë për të kryer vetëvrasje për personat e sëmurë janë Zvicra, Gjermania, Shqipëria, Kolumbia, Japonia dhe disa shtete në SHBA.