Kanë dalë detaje të reja nga krimi i rëndë që ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Kamzës ku një i moshaur vrau fqinjin dhe plagosi një tjetër.

Mësohet se 70-vjeçari Maliq Marku ka debatuar me dy fqinjët e tij Shefqet Hasën dhe Mesim Keçën për një kanal që kalonte aty pranë.

Pas debateve verbale me njëri tjetrin, Marku ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të fqinjëve, duke lënë të vdekur Shefqet Hasën si dhe plagosi Besim Keçën.