Kancelari gjermanolaf Scholz deklaroi në parlament se siguria kibernetike dhe infrastruktura në Gjermani janë nën “kërcënim të rëndë” nga kundërshtarë të huaj si Rusia dhe Kina.

“Siç e dimë të gjithë, shkaqet kryesore të sulmeve të këtij lloji që ndikojnë në sigurinë tonë kibernetike vijnë nga Rusia. Dhe sigurisht që vijnë herë pas here edhe nga Kina”, – ka deklaruar Scholz, raporton Politico.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë të martën mbrëma se një hakim i madh kinez i furnizuesve globalë të telekomit po vazhdon. Gjithashtu ka pasur ndërprerje pas dëmtimit të dy kabllove me fibra optike nënujore në Detin Baltik, gjë që shkaktoi dyshime për sabotim.

Në një incident të veçantë, ekuipazhi i një anijeje ruse dyshohet se ka qëlluar në një helikopter të Bundeswehrit (ushtria gjermane) në Detin Baltik me municion sinjalizues, sipas një raporti të agjencisë gjermane të lajmeve DPA.

“Duhet të bëjmë një përpjekje të madhe për t’u armatosur kundër sulmeve të tilla”, – ka thënë Scholz kur u pyet për incidentet e fundit