Kancelari Olaf Scholz ka thënë se Gjermania do të dorëzojë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore në Ukrainë vitin e ardhshëm.

Sipas mediave të huaja, gjatë një konference për shtyp me Presidentin Volodymyr Zelensky, lideri gjerman tha gjithashtu se udhëtimi i tij në Kiev po demonstronte mbështetjen e palëkundur të vendit të tij.

“Unë ia bëj këtë shumë të qartë Putinit këtu në Kiev sot. Ne kemi fuqi të qëndrueshme dhe do të qëndrojmë në krah të Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme,” tha ai.

Scholz shtoi se i kishte thënë Vladimir Putinit se duhet të tërhiqte trupat e tij nga Ukraina.

Gjatë të njëjtës konferencë për shtyp, Volodymyr Zelensky theksoi se Ukraina kishte nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur objektet e saj të rëndësishme nga sulmet raketore ruse.

Kujtojmë se me mijëra persona, civilë e ushtarak, kanë humbur jetën në Ukrainë që nga shkurti i vitit 2022, pas nisjes së agresionit të pajustifikuar të Rusisë ndaj fqinjit të saj perëndimor.