Kancelari gjerman, Olaf Scholz nuk ka shkuar për të notuar në një pishinë publike prej më shumë se 40 vitesh. 65-vjeçari u tha gazetarëve se pishina e fundit publike ku ai notoi ishte në një lagje të qytetit të Hamburgut, ku ai u rrit.

Megjithatë, kancelari vuri në dukje se ai vizitoi një pishinë publike në zonën e tij zgjedhore në Potsdam vetëm vitin e kaluar, por jo për të notuar. Socialdemokrati vizitoi pishinën për të diskutuar çështjet me votuesit. Pishinat publike në natyrë kanë qenë një temë e nxehtë politike në Gjermani javët e fundit pas disa përleshjeve të mëdha që përfshinin adoleshentë dhe të rinj, veçanërisht në Berlin.

”Nga incidente të tilla nuk duhet të fshihemi. Duhet të bëhet e qartë se ne si shtet nuk do ta tolerojmë këtë”, deklaroi Scholz duke mbështetur idenë e rritjes së numrit të efektivëve të policisë për të kontrolluar dhunën në pishinat publike.